Votimi i Presidentit dirket nga populli, Gruda: Amadamentet e para më shumë se një dekade nuk mund të sillen sot

05 mars 2026 | 18:42

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, po mban mbledhjen pasi presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të votohen amendamentet e vitit 2011, disa prej të cilave kaluan nga Gjykata Kushtetuese për votimin e Presidentit direkt nga populli.

Kryetari i këtij komisioni, Përparim Gruda nga PDK-ja, ka thënë se nuk ka asgjë të keqë që të hapet debat për ndryshime kushtetuese.

Por ai tha se amendamentet nuk mund të sillen 14 vjet më vonë.

“Jemi gati 14 vjet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi çështja është dërguar në gjykatë në vitin 2011. Pra, kemi kaluar çdo afat. Unë sot mendoj se komisioni nuk mund të shqyrtojë amendamente që kanë kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese më shumë se një dekadë më parë”, ka thënë Gruda në mbledhjen e Komisionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe ka deklaruar sot…