Voton Alban Hyseni në Gjilan
09 nëntor 2025
| 09:43
Nën shoqërim të bashkëshortes, kandidati i Vetëvendosjes për Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni ka hedhur votën e tij në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale.
“Sapo përfundova një obligim qytetarë që na takon secilit prej nesh. Në këto gjysmë ore që shpenzojnë gjatë ditës së diel do ta determinojnë të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë. Prandaj besoj që është tejet e rëndësishme që të shfrytëzohet e drejta e votës, që të vendoset për bindjen tonë, të ardhmen tonë, dhe në këtë formë pra edhe të kemi një të ardhme më të ndritshme për gjithë ne”, tha Hyseni teksa ka falënderuar qytetarët për edukatën e duke thënë se ata janë shembull që duhet ndjekur për maturinë dhe qetësinë që tregojnë.



