Voton edhe Vilson Sinishtaj: Sot është ditë e mbarë për Tuzin dhe Malësinë

05 mars 2023 | 14:33

Të drejtë e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetari i shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj për zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi.

Ai ka thënë se ka ardhur nga Amerika për ta përkrahur demokracinë dhe realizimin e të drejtës së votës, për Tuzin dhe Malësinë.

“Është ditë e mirë, është ditë me shpresë për Tuzin dhe Malësinë. Sot, kush i thotë bukës bukë e ujit ujë, duhet të dalë të kutia e votimit për ta përkrahur zhvillimin, shpresën e perspektivën e Tuzit dhe Malësisë. Malësia sot ka nevojë për çdo votë, për çdo zë që i thotë po vazhdimit të sukseseve dhe qeverisjes shembullore, t’i thotë po interesit nacional në Malësi, për jetë ma të mirë e zhvillim për të gjithë qytetarët”, ka thënë ai.

Sinishtaj ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallim të dalin të votojnë jo vetëm si obligim qytetar, por edhe nacional, të prezantimit të vullnetit politik për Tuzin dhe Malësinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri grek më 5 mars ka kërkuar falje nga familjet…