Voton Haradinaj, u bënë thirrje qytetarëve: Votoni dhe vendosni!

12 tetor 2025 | 08:17

Pasi kreu obligimin qytetar, Ramush Haradinaj dha deklaratë para medieve.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin dhe të votojnë pasi, siç tha ai, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme.

“E shfrytëzova të drejtën time dhe votova bashkë me nënën. Një pjesë e familje tonë votuam në Gllogjan. Anita dhe Gjini në Prishtinë. Ftoj të gjithë të dalin dhe të votojnë. Këto zgjedhje kanë shumë rëndësi. Sot është dita me i marrë vendimet, votoni dhe vendosni”.

Derisa Haradinaj nuk e zbuloi arsyen pse ka ndryshuar qendrën e votimit.

“Qenka ndjenjë e mirë me votu në vendlindje”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të…