
Voton kryeministri Rama: Të presim çfarë do të thotë populli
11 maj 2025
| 11:02
Në Shqipëri sot votohet për zgjedhjet parlamentare të cilat shihen si vendimtare për të matur zhvillimin demokratik të vendit dhe për ta përcaktuar synimin e madh për një të ardhme evropiane.
Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh kryeministri Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama kanë votuar në në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit.
“Të presim çfarë do të thotë populli”, tha ai për mediat shqiptare.
Ndërkohë që dha edhe një prononcim për mediat e huaja, ku tha: Ta bëjmë Shqipërinë pjesë të BE.