Voton kryetari i Kuvendit, Basha: Ftoj qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë

12 tetor 2025 | 12:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se ka ushtruar të drejtën e tij të votës, duke theksuar “në një ditë që na bashkon të gjithëve për të vendosur mbi të ardhmen e komunave tona”.

“Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, sepse vota është zëri juaj që dëgjohet dhe mënyra më e drejtpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme”.

“Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie. Kështu dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë demokratike dhe dashurinë e sinqertë për vendin që duam”, ka shkruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka votuar për…