Voton Kusari-Lila: Pak minuta për votim, janë katër vjetët e ardhshme

14 nëntor 2021 | 10:42

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka votuar.

Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët e kësaj komune që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor.

“Është ditë e bukur për demokracinë. Zgjedhjet e kanë një rëndësi të veçantë sepse qytetarët sot kanë mundësinë që të flasin. Ka qenë fushatë e mbarë dhe e mirë dhe uroj që të përmbyllet me sukses. Ftoj qytetarët që të dalin, pak minuta votim janë katër vjetët e ardhshme”, është shprehur Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar…