
Voton Shukri Buja
12 tetor 2025
| 11:10
Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale. Buja i shoqëruar nga bashkëshortja ka votuar në orën 10:00, në Shkollën Fillore “Nezë Bujani”, në Bujan.
“Sot, me familjen time, votuam për Lipjanin që besojmë! Dil edhe ti, voto për të ardhmen e komunës sonë!”, ka shkruar Buja.