Voton Totaj: Kam besim se qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e mirë dhe atë që i duhet Prizrenit
09 nëntor 2025
| 11:42
Kryetari aktual i Prizrenit, njëherësh kandidat edhe për një mandat për kryetar komune, Shaqir Totaj, së bashku me familjen ka votuar në garën e balotazhit.
Totaj ka thënë se ka besim se qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e mirë dhe atë që i duhet Prizrenit
“Një ditë e mirë për Prizrenin. Së bashku me bashkëshorten time, Fluturën dhe anëtarët e ngushtë të familjes ushtruam të drejtën e votës, duke uruar për një proces zgjedhor të lirë e demokratik. Kam besim se qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e mirë dhe atë që i duhet Prizrenit”, ka thënë Totaj.



