
Voton Uran Ismaili
17 tetor 2021
| 09:38
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka hedhur votën e tij.
Ai ka votuar në shkollën ‘’Ismail Qemali’’ në kryeqytet.
Ismaili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Arizona.
Postimi i plotë i tij:
Është një nder i madh dhe privilegj të jem një nga të kandidatët për kryetar të Prishtinës. Falemnderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që ma keni dhënë gjatë pesë muajve të fundit.
Jeni të gjithë ju që do të vendosni me votë, se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës – kështu që po i bëj thirrje secilit prej jush, të rinj apo të moshuar, të dilni të votoni sot. Falemnderit!