Voton Uran Ismaili: Demokracia fillon me pjesëmarrje, dilni të votoni
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në shkollën fillore “Ismail Qemali”, së bashku me familjen e tij.
Ismaili ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Arizona, dhe djali i tyre, Omeri.
Pas votimit, përmes një postimi në “Facebook”, Ismaili ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në proceset demokratike dhe ka ftuar qytetarët të dalin e të votojnë.
“Sot, bashkë me Arizonën dhe Omerin, e ushtruam një nga të drejtat më të rëndësishme qytetare – atë të votimit. Demokracia fillon me pjesëmarrje, dhe ky akt është kontributi më i drejtpërdrejtë që mund të bëni sot për jetët tuaja. Prandaj ju ftoj të dilni dhe të votoni sa më shumë, sepse me votën tuaj e përcaktoni të ardhmen që doni ta jetoni në Kosovë”, ka shkruar Ismaili.



