VOTONI PËR SHQIPTARIN E MADH ALI AHMETI

02 nëntor 2025 | 11:38


Ismet Sylejmani

VOTONI dhe bashkohuni rreth shqiptarit të madh Ali Ahmeti, mos u ndani e mos u prishni mes veti, sepse nëse jeni e mbeteni larg njeri tjetrit, armiqt e deridjeshëm, sot edhe kundërshtar politik, jo vetëm janë të njëjtit, por edhe janë në gjendje të japin çdo gjë, për të ushqyer apetitet e smuara shqiptare dhe për të mposhtur frymën dhe kursin progresiv e dominues shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Të gjithë ju shqiptar të Maqedonisë së Veriut, mbajeni mend nëse nuk jeni të gjithë të një mendjeje e të një veprimi dhe nëse nuk votoni për Ali Ahmetin, i cili pas vitit 2001 është Babai politik i Maqedonisë së Veriut, do të përfundoni të humbur e do të jeni të mundur!

Nëse nuk votoni për Ali Ahmetin, do të mbeteni rrugëve, do ta keni fatin e dhjetra dhe qindra figurave politike që kanë pësuar fisko e debakël politik, modelet aty i keni para hundëve në Maqedoninë e Veriut, i keni edhe në Kosovë e i keni edhe në Shqipëri!

Prandaj thirrja ime nga fuqia e zemrës dhe e shpirtit është, më sa vijon: të dashur vëllezër e motra, votoni dhe qëndroni të bashkuar rreth Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti!

Edhe armiqt tanë, tani kundërshtar politik, e përdorin formulën e thuprrave të Skënderbeut, mos e devijoni votën, sepse vota është si shigjeta, ajo vret kur godet në shenjë!

Mos bini në të tillë grackë, bashkohuni e mos u përqani, se do të dilni të thyer e do të mbeteni të mundur, dhe për pasojë do të jeni edhe të humbur!

Nëse nuk votoni për Ali Ahmetin, do të jeni humbës, e humbësit nuk kanë përspektivë, ngadalë i pret tretja dhe i merr vdekja!

Në përvjetorin e rënies heroike të Heronjëve të Kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Udhëheqësi legjendar Ali Ahmeti do të ishte historike ta ngrisë lartë flamurin e fitores më 2 Nëntor 2025, në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut!

Prandaj votoni për Ali Ahmetin!
2 Nëntor 2025, nuk përsëritet më!

Prishtinë, 2 Nëntor 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund Pandëshkueshmërisë…