Votoni shkëlqyeshëm se shqiptaria e njeh Malësinë e Madhe si të tillë. Votoni Forumin shqiptar

19 shkurt 2023 | 13:03

Ermina Lekaj-Perlaskaj, deputete në Parlamentin kroat

Zgjedhjet lokale në komunën e Tuzit kanë vlerë të posaçme për pesë çështje;
Së pari, për faktin se kjo administratë e cila e udhëhiqi për katër vite komunën e Tuzit për të (cilën thuhej se komuna nuk ka potencial të mbajë veten dhe si e tillë do të jenë jofunksionale) tregoj vlerat e veta, me punë dhe përkushtim të pashoq, duke e renditur atë në hartën e komunave më të suksesshme në shtetin e Malit të Zi. Me kryetarin e saj, z. Nikë Gjeloshaj, Tuzi si komunë ka potencial të bollshëm, si komunë pranëkufitare, të dallohet për menaxhim të shkëlqyeshëm duke e vendosur elementin nacional shqiptar në vend ku ai meriton.
Së dyti, nëse e krahasojmë buxhetin e komunës pas katër vitesh me atë paraprak, do të shohim se sa kjo administratë ka kapërcyer edhe komunat e zhvilluara në shtet.
Së treti, projektet infrastrukturore të munguara, jo me vite por me dekada, kjo administratë e udhëhequr nga partitë shqiptare, i bëri realitet. Instalimi i ujësjellësit në cepat me periferike të komunës, në fshatra ku deri dje vuanin për ujë, sot, ato gëzojnë atë mundësi.
Së katërti, administrata komunale e funksionalizoi sistemin shkollor, filluar nga foshnjorja “Nënë Tereza”, dhe arsimi në gjuhen shqipe, ajo stipendoi studentët shqiptarë që studiojnë në universitete në vend apo jashtë tij me qëllim të ngritjes dhe ruajtjes së identitetit kombëtar, ajo ruajti lidhjet e ngushta dhe të shkëlqyera me diasporën shqiptare në SH.B.A. e cila ishte për dekada të tëra baza themelore e remitancës për banorë të kësaj treve. Kjo tregon qartë përkushtimin e kësaj administrate të udhëhequr nga kryetari i komunës z, Gjeloshaj, dhe
Së pesti, Votoni numrin 5, Forumin shqiptare se ju e meritoni atë. Sepse malësorët e meritojnë këtë numër, edhe si notë të shkëlqyeshme, për gjithë atë që ka bërë Malësia e Madhe gjithë historisë për kombin tonë dhe për vetëdijen nacionale shqiptare. Kurrë më lehtë nuk e keni të fitoni se tani, prandaj votoni shkëlqyeshëm sepse të tillë jeni!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Xhuli kanë…