Vranët dhe shi, moti sot në Kosovë

15 shkurt 2026 | 08:11

Sot pritet mot i vranët në Kosovë, me mundësi për reshje shiu në disa zona, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas parashikimit, vranësirat do të dominojnë gjatë ditës së diel, ndërsa vende-vende parashihet të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë, rreth 1 deri në 5 metra në sekondë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 15 shkurt, komuniteti i ashkalinjve në Kosovën dhe më…