
“Vrapimi i Nëntorit”, një vrapim që bashkon nën ngjyrat kuq e zi
19 shtator 2025
| 13:03
“Vrapimi i Nëntorit”, si një nga format më autentike të shënimit të Ditës së Flamurit tonë Kombëtar, ditëlindjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ditës së daljes së parë publike të UÇK-së si dhe nderimit të të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi, do të mbahet edhe këtë 28 Nëntor në Prekaz.
Ky është edicioni i 5 i këtij eventi, tashmë tradicional, ndërsa, sipas organizatorit, regjistrimi tashmë është hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të garojnë në këtë vrapim.
Linku për t’u regjistruar për të marrë pjesë në vrapim: https://e.tiks.app/e/42b2ef36-c842-4b37-b29b-9303b7c7a2e7
Vrapimi do të bëhet në dy disiplina: 11 km, KUQ, dhe 28 km, ZI.