“Vrasës i pasluftës”, Daut Haradinaj i çon selam mërgimtarit që e akuzoi rënd Ramushin

03 prill 2026 | 14:53

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugë ligjore për mërgimtarin Daut Hetemi pas ofendimit ndaj vëllait të tij, Ramush Haradinaj. ”Do të kujtohet si vrasës i pasluftës, haraqegji, hajn e i pafytyrë”, thuhet në komentin e mërgimtarit. Këtë akuzë të rëndë të Hetemit, Haradinaj e quajti shpifje të ulët, teksa tha se s’do të ketë kompromis para drejtësisë.

“Ky koment është një shpifje e ulët e bërë nga një individ në një postim të mbrëmshëm të Adriatik Kelmendit për Ramush Haradinajn. Autori i këtij komenti, së bashku me të gjithë ata që përhapin shpifje të tilla, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të përballen pa kompromis me drejtësinë”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e sotme ku…