Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me burgim të përjetshëm

21 janar 2026 | 11:41

Gjykata në qytetin Nara ka dënuar me burgim të përjetshëm Tetsuya Yamagamin, autorin e vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe në vitin 2022. Vendimi është  dhënë më shumë se tre vjet pas atentatit që kishte tronditur Japoninë dhe opinionin ndërkombëtar.

Yamagami, 45 vjeç, kishte pranuar fajësinë për vrasjen e Abe gjatë një mitingu elektoral, në një vend ku dhuna me armë është jashtëzakonisht e rrallë. Prokuroria e ka cilësuar krimin si të paprecedentë në historinë e pasluftës së Japonisë dhe ka kërkuar dënim të përjetshëm, duke theksuar pasojat e rënda shoqërore dhe politike.

Sipas autoriteteve, motivi i vrasjes lidhej me kundërshtimin e Yamagamit ndaj Kishës së Unifikimit dhe lidhjeve të saj me politikën japoneze. Rasti ka nxjerr në pah marrëdhëniet mes kësaj organizate dhe dhjetëra ligjvënësve të Partisë Liberaldemokrate, duke shkaktuar zemërim publik dhe tronditje politike, shkruan “AlJazeera”.

Në Japoni, burgimi i përjetshëm parashikon mundësinë e lirimit me kusht, por ekspertët kanë theksuar se shumica e të dënuarve me këtë masë vdesin në burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me familjen e ish-presidentit…