Vrasja e Bakush Veselit në Gjilan, tre persona dënohen me 66 vjet burgim

13 nëntor 2023 | 14:59

Lirim Jakupi është dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e dajës së tij në Gjilan, Bakush Veseli.

Lajmi është konfirmuar nga  Gjykata Themelore në Gjilan.

Me 24 vjet burgim është dënuar edhe Afrim Ismajloviq, teksa F.O, është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, të ngritur më 30 shtator 2022, Lirim Jakupi dhe Afrim Ismajloviq akuzoheshin se më 12 shtator 2021, rreth orës 19:42 minuta, në kafenenë “Cafe Bar “Premium” në rrugën “William Shakespeare” në Gjilan, pas një përgatitje paraprake, me dashje dhe në bashkëveprim, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin B.V, nga Gjilani dhe kanë vënë në rrezik me dashje jetën e disa personave tjerë që kanë qenë në kafene dhe afërsi të tani të ndjerit.

Sipas aktakuzës bashkërisht kanë ardhur me veturën e markës “Audi A3”, të cilën po e drejtonte tani i pandehuri i tretë F.O, ndalen tek marketi “Korqa” dhe nga automjeti kanë dalë dy të dënuarit (Jakupi dhe Ismajloviq) të armatosur me armë dhe nisen në drejtim të kafenesë dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i afrohen në shpejtësi tani të ndjerit Veselit, i cili ishte në shoqëri edhe me dy persona të tjerë. Ata ishin të ulur në karrige dhe po bisedonin dhe me atë rast aty me shpejtësi arrijnë dy të pandehurit me armë në dorë dhe nga distanca prej rreth një metër, i pari shtie i pandehuri me pistoletë të kalibrit 9 mm, duke i zbrazur tetë fishekë dhe në vazhdim edhe i pandehuri tjetër, me revole të kalibrit 7.65 mm, duke e goditur me gjashtë plumba, në pjesë vitale të trupit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kanë…