Vrasja e dyfishtë në Malishevë, prokurori: I dyshuari është ende në arrati, motivi ende nuk dihet
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka dhënë detaje të reja për vrasjen e dyfishtë që sot ka ndodhur në Malishevë.
Para medieve, ai ka thënë se vrasësi është ende në arrati.
“Sikurse jeni njoftuar deri më tani kemi të bëjmë me një vrasje të rënd, vrasje të dyfishtë ku kemi të bëjmë me dy viktima. Kryesi i kësaj vepre penale është ende në arrati dhe policia së bashku me prokurorinë është duke ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij”.
“Tani për tani nuk mund të japim këto informata, sepse duhet të bëhet verifikimi i këtyre informatave pastaj të dalim me një njoftim zyrtar, me qëllim që të jenë informatat më ta sakta”, ka thënë Gashi, duke treguar se viktimat dhe i dyshuari kanë lidhje familjare.
Prokurori Gashi ka thënë se ende është herët të flitet për motivet e kësaj vrasje.
“Në mes vete kanë raporte familjare, por motivi ende nuk e dimë saktësisht. Kështu që, pasi t`i marrin të dhënat tjera më të sakta, atëherë do të dalim me një komunat zyrtare”, ka thënë Gashi.



