Vrasja e dyfishtë në Pejë, Sveçla: Jemi të përkushtuar me të gjitha kapacitetet ta zbardhim rastin

08 shtator 2021 | 23:03

Peja është tronditur sonte nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë, të kandidatit të  PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat i po kësaj partie për kryetar të Komunës së Deçanit në vitin 2017.

Në ketë ngjarje tragjike mbeti i plagosur edhe një preson tjetër.

Për këtë vrasje të dyfishtë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se institucionet përgjegjëse janë të përkushtuara me të gjitha kapacitetet për ta zbardhur ketë rast.

“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët. Familjeve të të vrarëve iu shpreh ngushëllimet e sinqerta”, ka shkruar ministri Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas mediumeve lokale në Tetovë, numri viktimave nga zjarri në…