Vrasja e “El Mencho”-s, karteli i vë “flakën” qytetit turistik në Meksikë. SHBA: Lajm i mirë!
Puerto Vallarta, një nga destinacionet më të vizituara turistike të Meksikës, është përfshirë nga kaosi, pasi ushtria meksikane ekzekutoi liderin e kartelit Jalisco Nueva Generación, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.
Vrasja e 53-vjeçarit, i konsideruar si një nga bosët më të rrezikshëm të drogës në Meksikë, shkaktoi përplasje të armatosura dhe reagim të dhunshëm nga grupet kriminale.
Anëtarët të kartelit dogjën automjete, bllokuan rrugë kryesore dhe krijuan barrikada në disa qytete, përfshirë edhe qytetin e njohur Guadalajara.
Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të strehohen në vende të sigurta.
Sekretariatit i Mbrojtjes Kombëtare bëri me dije se operacioni u zhvillua në qytetin Tapalpa, në shtetin perëndimor të Jalisco-s, ku anëtarë të kartelit shkëmbyen zjarr me forcat qeveritare.
Katër anëtarë të CJNG u vranë menjëherë në vendngjarje, ndërsa Oseguera dhe dy persona të tjerë u plagosën rëndë dhe humbën jetën gjatë transportit me aeroplan drejt Mexico City.



