Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Familjarët e saj më thanë se Naimi kishte probleme financiare

08 dhjetor 2023 | 23:54

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se nga familjarët e Liridona Ademajt është njoftuar se Naim Murseli, i dyshuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, bënte jetë të shfrenuar dhe se kishte probleme në aspektin financiar.

Madje, sipas gazetares, njëri nga kushërinjtë e Liridonës i ka thënë se Murseli i ka marrë para borxh.

“Babai, vëllai dhe kushëriri i Liridonës ma kanë thënë këtë gjë, që Naimi kishte probleme sa i përket anës financiare dhe kishte një jetë të shfrenuar. Se çfarë nënkuptonte jetë e shfrenuar të jem e sinqertë nuk i kam pyetur dhe jo pa qëllim. Bëhej fjalë për kohën menjëherë pas ngjarjes dhe nuk doja të lëndoja në momentet e para. Njëri nga kushërinjtë më tha që Naim Murseli më ka marrë edhe para borxh”, është shprehur ajo për EuronewsAlbania.

Lala ka thënë se në anën tjetër, familja nuk jepte dot shpjegim se si Naim Murseli kishte arritur të blente vilë luksoze, vetëm 500 metra nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.

“Pra, vilë në një zonë rezidenciale në Prishtinë. Kishte shumë pikëpyetje dhe patjetër që dyshimet e para të familjes ishin që kjo ngjarje mund të ketë ndodhur për shkaqe të siguracionin e jetës së Liridonës”, ka deklaruar gazetarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe analisti, Lirim Mehemtaj ka reaguar në lidhje me…