Vrasja e Liridonës, Tahiri: Vrasje monstruoze, t’ua ndalim turrin kriminelëve

02 dhjetor 2023 | 20:04

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, i cili dyshohet se kishte porositur vrasjen e gruas së tij.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se vrasja monstruoze e një gruaje, nënës së fëmijëve, duhet të jetë kambana e fundit e alarmit që të veprojmë fuqishëm për t’ua ndalur turrin kriminelëve dhe abuzuesve që priren të na cënojnë lirinë.

“Është koha e fundit që shteti, shoqëria, familjet dhe individi, ta gjejnë forcën dhe mënyrat e duhura që t’i mposhtin këto dukuri në rrënjë, në momentin e parë që ngrenë kry. Si shoqëri kemi arritur t’i bëjmë ballë një armiku me mendësi e veprime dehumanizuese, duke mbrojtur familjen e shoqërinë. Është koha për ballafaqim të vërtetë”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar, në Hamburg, të Gjermanisë shorti i fazës së…