
Vrasja e trefishtë në Gjilan, bashkëshortja e Agim Ramadanit: Ditë e zezë për qytetin tonë
Vrasja e trefishtë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe bashkëshortja e heroit Agim Ramadanit, Shukrija
Përmes në postimi në Facebook, ajo ditën e diele e ka quajtur ditë të zezë për qytetin e Gjilanit.
“Quo vadis qyteti jonẽ?! Sot Gjilani u trondit nga plumbat që morën tre jetë njerëzish, në mes të qytetit. Një tjetër ditë e zezë. Një tjetër lajm që s’duhej të ndodhte”, ka shkruar ajo, raporton IndeksOnline.
Postimi i plotë i saj:
Quo vadis qyteti jonẽ?! Sot Gjilani u trondit nga plumbat që morën tre jetë njerëzish, në mes të qytetit.
Një tjetër ditë e zezë.
Një tjetër lajm që s’duhej të ndodhte.
Dje, të rinjtë nga diaspora u përplasën për tejkalime banale, duke lënë pas gjurmë dhune.
Para tre ditësh, adoleshentë dhunuan shoqen e tyre – e rrahën brutalisht dhe e filmuan, për ta shpërndarë në rrjete sociale,për ta tallur!
E ne, njerëzit e thjeshtë, të nemitur, vetëm i shikojmë këto pamje, i dëgjojmë këto zëra, e mbajmë frymën,duke u lutur në heshtje:
Qẽ tẽ jenẽ fëmijët tanë mirë?”
Qě tẽ jenẽ të sigurt familjarët tanë që kanë dalë për një kafe, një shëtitje, një çast tẽ bukur pushimi!
Po si do ta presin mbrëmjen sot dy familjet që i ra kjo hata mbi kokë!?
Si do t’i mbyllin sytë sonte, kur gjithçka iu ka ndalur në mes të ditës?
Thuhet: një doras në arrati,i plagosuri i kater nẽ agoni!
Por, a nuk jemi të gjithë në agoni si shoqẽri
,si komb,si qytetarẽ tẽ kẽtijẽ vendi ?
Çdo ditë që zbardhẽ, duket si një tjetër faqe e një lajmi të zi.
Na vret dhuna.
Na lodh padrejtësia.
Na frikëson mungesa e sigurisë.
Na hesht ndjenja që dikur na mbante gjallẽ,dashuria ndaj stdheut,sigurisẽ dhe qytetit ku u rritẽm!
Kur do të forcohet drejtësia në Kosovë?
Kur ligji do të vlejë për të gjithë njësoj?
Kur shteti do të na mbrojë – jo veç me fjalë në konferenca, por me vepra në rrugë?
Na duhet më shumë se heshtje.
Na duhet drejtësi.
Na duhet ndërgjegje pẽrgjegjẽsi pse u lēshua nga burgu fajdegjiu qẽ sot kreu krimin e trefshtẽ?! Dhe sa fajdegjinjẽ tjerẽ sorollaten tẽ lirẽ ně qytetin toně?! Kush merr pěrgjegjẽsinẽ pẽr kẽta njerẽz qẽ po na e nxajnẽ frymẽn! Ngushẽllime tẽ pẽrzemẽrta familjarẽve qẽ nga sot jetẽn do ta kenẽ ndryshe!