Vrasja në Bokshiq të Klinës, Prokuroria jep detajet
Sot në Bokshiq të Klinës një person ka mbetur i vrarë.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka dhënë detajet e tjera lidhur me rastin në fjalë.
“Ka ndodhur një vrasje në fshatin Bokshiq të Klinës ku si pasojë ka humbur jetë një person i moshës rreth 50-vjeçare Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, njëkohësisht edhe Prokurori i Krimeve të Rënda”, ka thënë Nikçi për Klanin.
“Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i i viktimës do të dërgohet në IMK për obduksion”.
“Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në koordinim tëp lotë me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë për t’i ndriçaur të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje penale”.



