Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte atdhetar i madh, dha kontribut për lirinë e Kosovës
21 mars 2026
| 21:59
Kryetari i Klinëz, Zenun Elezaj, ka reaguar lidhjen me ngjarjen tragjike që ka ndodhur sot në Klinë, ku për shkak të të shtënave me armë zjarri, mbeti i vdekur Faruk Jusufi.
Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes, duke thënë se viktima do të kujtohet si person i respektuar dhe i dashur.
Telegrami i plotë i ngushëllimit:
Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Faruk Jusufit. Faruku ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si atdhetar i madh që ishte, ai dha një kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës.
Të gjithë ne që e njohëm do ta kujtojmë si një person të respektuar dhe të dashur.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur!
U prehte në paqe!



