Vrasje në Hajvali, Policia jep detaje

11 gusht 2025 | 23:00

Një person ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë në Hajvali, Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo njoftoi se i dyshuari tashmë është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia.

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, tha Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në Prishtinë.…