
Vrasje në Lezhë. I marrin jetën babait të një djali që ishte vrarë
Ekzekutohet në Lezhë Gjovalin Prendi, babai i të vrarit Sidorel Prendi (Roan Ibrahimi).
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë.
Burime bëjnë me dije se i vrari është babai i Sdorel Prendit, i njohur edhe si Roan Ibraimi , i vrarë më 9 maj 2024 në Virona të Athinës.
Policia ndodhet në vendngjarje.
Kush është Roan Brahimi?
Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua për vdekje me armë brenda automjetit të tij. Policia greke thotë se ka dyshime që vrasja e tij mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrjeje të nisur nga Shqipëria.
Brahimi njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt, ‘mbretit të kumarit’ i zhdukur pa gjurmë që prej 8 Gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak dhe fati i të cilit nuk dihet ende.
Po ashtu, Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës.