“Vrasje në tentativë”, IPK tregon për çka dyshohet polici në Ferizaj që u arrestua pas incidentit në Doganaj

21 korrik 2025 | 12:06

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar sot pas mesnatës një informatë nga Policia e Kosovës lidhur me një incident gjuajtje me armë zjarri ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Doganaj të Ferizajt dhe i përfshirë ishte edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku edhe me njësitet tjera relevante policore.

Siç thotë IPK, bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se incidenti ka ndodhur fillimisht si pasojë e një mosmarrëveshjeje në trafik duke përfunduar në një incident të gjuajtjes më armë zjarri me dy persona të lënduar.

“Të lënduarit (një qytetar dhe zyrtari policor) janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetë”.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri – njëra armë zyrtare revole e llojit Glock 19, një revole Zastava, 16 gëzhoja dhe një predhë.

Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprave penale “Vrasje në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhënie ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”.

Bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegati i ndeshjeve i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref…