Vrau 10 persona, e shkuara e errët e autorit të masakrës në Mal të Zi

14 gusht 2022 | 09:07

Autori i masakrës në Cetinjë, Vuk Boriloviç, nuk është pa të kaluar kriminale, njofton Drejtoria e Policisë e këtij shteti. Sipas informacioneve të Pobjedës, Boriloviq ka pasur katër-pesë raportime për sjellje të dhunshme në rininë e tij, dhe gjashtë apo shtatë muaj më parë fillimisht verbalist, më pas e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij Marko Lagator, raporton media malazeze CDM.

Pas një konflikti në punë, Boriloviç shkoi në shtëpinë e tij në Humce, e plagosi, i dëmtoi makinën dhe e gjuajti me gurë shtëpinë.

Lagator e ka raportuar për këtë rast, kurse Boriloviç u shoqërua në polici dhe në korrik të këtij viti, për shkak të sjelljes së dhunshme, u vendos në arrest shtëpie.

Ai apeloi vendimin, i cili nuk ishte i formës së prerë. Por akoma nga Departamenti i Sigurisë në Cetinjë, si dhe Drejtorinë e Policisë nuk ka informacione të sakta për të kaluarën e vrasësit të 10 personave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një listë të gjatë të krimeve për të cilat…