Vrima e zezë e zbuluar lë pa fjalë shkencëtarët

08 maj 2020 | 13:03

Shkencëtarët kanë zbuluar një vrimë të zezë në hapësirë, për të cilën thuhet se është më afër Tokës se çdo herë tjetër.

Vrima e zezë e sapo hapur është rreth 1 011 vite dritë larg sistemit tonë diellor, e cila mund të duket si një distancë e madhe, por në të vërtetë është akoma 2 500 vite dritë pranë, se ajo më e afërta e zbuluar para kësaj.

Studiuesit që e zbuluan nuk ishin në kërkim të vrimave të zeza, por përkundrazi donin të mësonin më shumë rreth yjeve. Megjithëse shkencëtarët kanë studiuar sistemin e yjeve që nga vitet 1980, vrima e zezë kishte kaluar pa u vënë re deri vonë, raporton “National Geographic”.

“Studiuesit kanë vlerësuar prej kohësh se Rruga e Qumështit është shtëpia e qindra miliona vrimave të zeza, megjithëse shumica e atyre në galaktikën tonë janë të padukshme, që do të thotë mënyra e vetme për t’i gjetur ato është duke vëzhguar efektet e tyre gravitacionale në objektet përreth”, tha astronomi Kareem El-Badry, një student doktorant në Universitetin e Kalifornisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka folur rreth…