Vriten dy izraelitë në Bregun Perëndimor

20 gusht 2023 | 17:58

Një baba izraelit bashkë me të birin janë vrarë në një sulm të dyshuar palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Huwara – i cili ka qenë skena e sulmeve të mëparshme vdekjeprurëse.

Të shtënat kanë ndodhur në një auto larje, raporton BBC.

Mësohet se personi i armatosur është afruar në këmbë dhe ka hapur zjarr me pistoletë.

Shërbimi i ambulancës izraelite tha se dy burrat e moshës 28 dhe 60 vjeç u shpallën të vdekur në vendngjarje. Të dy thuhet se kanë qenë civilë nga Ashdod në jug të Izraelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thirrur në një takim informal…