Vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes nga një sulmues i ISIS-it në Siri

13 dhjetor 2025 | 20:41

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil amerikan janë vrarë në Siri si pasojë e një pritë të kryer nga një sulmues i vetëm i grupit ekstremist Shteti Islamik, ka bërë të ditur ushtria amerikane, raporton BBC.

Sipas zyrtarëve, tre pjesëtarë të tjerë të forcave amerikane janë plagosur gjatë sulmit, ndërsa sulmuesi është përballur nga forcat amerikane dhe është vrarë.

Identitetet e viktimave nuk do të bëhen publike për 24 orë, derisa të njoftohen familjarët e tyre, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, lëshoi një paralajmërim të ashpër duke deklaruar: “Le të dihet qartë, nëse synoni amerikanët – kudo në botë – do ta kaloni pjesën e mbetur të jetës suaj të shkurtër dhe të mbushur me frikë duke ditur se Shtetet e Bashkuara do t’ju ndjekin, do t’ju gjejnë dhe do t’ju eliminojnë pa mëshirë.”

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, Sean Parnell, prita ndodhi në Palmyra, në pjesën qendrore të Sirisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë, festat e fundvitit nuk janë vetëm periudhë gëzimi…