Vriten me armë zjarri dy vëllezërit në Krujë

05 qershor 2020 | 00:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kurjë, ku dy vëllezër kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marr nga armët e zjarrit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz,  ku dy vëllezërit  Gramoz Bardhi, 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi, 24 vjeç, janë qëlluar me armë zjarri për arsye ende të paqarta. Ata janë dërguar në spital, por rrugës kanë ndërruar jetë.

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSH e Tiranës ku  vijon krehja  e zonës për  kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton opinion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se…