
Vritet deputeti në Kenia, paralajmëroi vdekjen e tij pas kërcënimeve
Këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Donald Trump, Mike Waltz, dhe zëvendësi i tij do të dorëhiqen nga postet e tyre.
Ky zhvillim vjen pak kohë pasi ata u përfshinë në skandalin e quajtur “Signalgate”, ku së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, diskutuan planet e sulmeve ushtarake ndaj rebelëve Houthi në Jemen, në aplikacionin “Signal”.
Zëvendësi i tij, Alex Wong, do të largohet gjithashtu nga posti i tij, raportojnë mediat amerikane. Shtëpia e Bardhë tha ndërkohë se nuk do të komentojë mbi burimet anonime.
Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë në grup në të cilën zyrtarë të lartë planifikuan sulme ushtarake në Jemen në prezencën e një gazetari i cili u shtua pa dashje prej tij.
Ai është anëtari i parë i rëndësishëm i administratës që largohet gjatë mandatit të dytë të Trump.