Vritet gjatë bombardimeve në Ukrainë i mbijetuari 96-vjeçar i Holokaustit

21 mars 2022 | 16:03

96-vjeçari Boris Romantschenko, i mbijetuar i kampit të përqendrimit të Holokaustit është vrarë në një sulm me bombë në qytetin ukrainas, Kharkiv.

Lajmin është bërë me dije nga mediat gjermane, shkruan “The Guardian”.

Sipas mbesës së tij, ai ka vdekur pasi shtëpia e tij është goditur nga një predhë.

Romantschenko ishte i mbijetuar i kampeve të përqendrimit Buchenwald, Peenemunde, Mittelbau-Dora dhe Bergen-Belsen.

Fondacioni Buchenwald dhe Mittelbau-Dora Memorials në një deklaratë ka thënë se ishin të tronditur nga lajmi.

“Romantschenko kishte bërë fushatë intensive për kujtimin e krimeve naziste dhe ishte nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar Buchenwald-Dora”, ka njoftuar fondacioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka tashmë një muaj që “Big Brother VIP” ka mbaruar…