Vritet me thikë futbollisti i klubit spanjoll

03 prill 2023 | 16:40

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spanjë. Një futbollist ka vdekur si pasojë e therjes në gjoks.

Bëhet fjalë për Francisco J. Naval Perez, i njohur si Paco. “Paco” luan për ekipin Chipionas, që garon në Kategorinë e Dytë krahinës së Andaluzisë.

Lidhur me rastin u arrestua një 20-vjeçar. 24-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një vajzë. Edhe pse u transferua në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Vrasësi i dyshuar, i cili nuk kishte precedentë për këtë lloj krimi, po mbahet në qeli në pritje të gjykimit. shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Shumë klube, madje edhe nga LaLiga si Reali i Madridit, i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve të viktimës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AJAZ EMINI – Ditari (X) E Hënë, 14 Qershor 1999…