Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21 maj 2025 | 13:06

Një sulmues ose disa sulmues të armatosur e të paidentifikuar e qëlluan për vdekje ish-politikanin ukrainas, Andriy Portnov, afër një shkolle në një lagje të pasur periferike në Madrid të Spanjës.

Policia pranoi një telefonatë për të shtëna në drejtim të një shtetasi ukrainas në orën 9 e 15 minuta sipas kohës lokale afër Shkollës Amerikane të Madridit, e cila ndodhet në Pozuelo de Alarcon, i tha policia e kryeqytetit spanjoll agjencisë së lajmeve “Reuters”, pa e identifikuar viktimën.

Portnovi ishte ndihmës i lartë i ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovich, i cili ishte rrëzuar nga pushteti në vitin 2014 përmes revolucionit.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës në shkurtin e vitit 2022, në Spanjë kanë ndodhur disa krime në lidhje me rusë e ukrainas të profilit të lartë.

Në prill të vitit 2022, një biznesmen rus i lidhur me kompaninë ruse të gazit, “Novatek”, u gjet i vdekur në atë që dukej si vetëvrasje bashkë me gruan dhe bijën, të cilat kishin pësuar plagë nga therja.

Në shkurt të vitit 2024, një pilot rus që kishte dezertuar në Ukrainë me helikopterin e tij u gjet i vdekur me plagë të shumta nga arma e zjarrit në një parking të bllokut ku banonte, afër Alicante-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti GAP ka publikuar disa statistika që tregojnë zhvlerësimin e…