Vritet një person në Gjilan

23 tetor 2020 | 08:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Gjilanit, ku një person është qëlluar me thikë në lagjen “Bojanina”. Mbrëmë rreth orës 00:00 në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një vrasje. Një person i moshës 19 vjeçe është sulmuar me thikë, më pas është dërguar në QKUK dhe pas plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Personi i therur me thikë tanimë është identifikuar. Sipas informatave, viktima ka qenë pranë banesës kur është therur nga një person. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërkohë pritet njoftimi i policisë për të zbardhur më shumë hollësi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i ri tregon se pas një të ftohure…