
Vuçiq: Kisha të drejtë kur thashë se Biden s’do të jetë i favorshëm për Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur sot pas takimit të djeshëm në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku morën pjesë, ish-sekretarja Madeleine Albriht, kongresmeni, Eliot Engel, dhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer.
Vuçiq ka thënë se ka pasur të drejtë kur ka dhënë pikëpamjen e tij që administrata e Joe Biden nuk do të jetë e favorshme për Serbinë.
“Po mendoj se tashmë është e qartë që kisha të drejtë kur fola për pikëpamjet e administratës së Joe Biden se nuk do të jenë në favor të Serbisë. Shpresoj që Administrata të ketë qëndrim të ndryshëm nga ajo se çfarë u prezantua në Dhomën e Përfaqësueseve. Ne duhet të kemi kujdes, dhe të jemi të vetëdijshëm se këta njerëz janë të rëndësishëm”, ka thënë presidentin serb.