
Vuçiq nuk sheh zgjidhje për targat
Krahasuar me javët e muajt paraprak, Aleksandar Vuçiq, duket se e ka zbutur retorikën.
Presidenti i Serbisë, me tone të ulëta të martën foli për planin e Kosovës që më 1 shtator nis procesin e konvertimit të targave nga ato që i lëshon Beogradi KM te ato që i jep Prishtina, RKS.
Vuçiq, u deklarua edhe për pritjet që i ka nga bisedimet e Brukselit.
Sipas ndërmjetësve të procesit presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar parimisht që të takohen në herë në muaj.
Të shtunën e 27 gushtit Kosova e Serbia ranë dakord që kalimi i kufirit mes dy vendeve të bëhet me letërnjoftime pa letrën hyrje-dalje, që pala kosovare mëtonte ta jepte nga 1 shtatori e Beogradi e dha për 11 vjet që nga arritja e ujdisë për lëvizjen e lirë më 2011.