Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Folëm për asociacionin, jemi të përkushtuar për arritjen e kompromisit

13 mars 2023 | 16:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar të hënën me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçakun reth Propozimit Evropian.

Siç raporton “Kosovo-Online”, Vuçiqi dhe Lajçaku kanë biseduar edhe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe hapat tjerë të nevojshëm që kishin për synim normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në komunikatën për  media të lëshuar pas takimit nga Presidenca e Serbisë është thënë se Vuçiqi ka theksuar se Serbia ishte e gatshme që me përkushtim dhe përgjegjshmëri t’i qasje negociatave me qëllim arritjen e kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme që ishin të nevojshme për një jetë normale dhe të ardhme më të mirë për krejt qytetarët.

Vuçiqi ka shkruar edhe në “Instagram” se e kishte një takim të vështirë por domethënës me Lajçakun dhe ka paralajmëruar se diskutime të tjera me të do të ketë sonte (e hënë) dhe nesër (e martë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë së dielës ka ndodhur një aksident tragjik në Itali.…