Vuçiq “shërohet” në Moskë, publikon video nga takimi me Putin: Më tha paske ardhur…

08 maj 2025 | 21:51

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndarë një detaj nga takimi i tij me presidentin rusVladimir Putin. Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Vuçiq ka përshkruar një moment të shkurtër nga komunikimi me Putinin.

“Putini vetëm tha: ‘Erdhe!’ Përgjigjja ime ishte: ‘Faleminderit për mikpritjen dhe gëzuar festën’”, ka shkruar Vuçiq në postimin e tij, duke lënë të kuptohet se takimi është mbajtur në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë.

Megjithëse nuk janë dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e takimit.

Përmes këtij postimi, presidenti serb duket se ka synuar të transmetojë një mesazh të qartë për lidhjet personale dhe institucionale që mban me udhëheqësin rus, në një ditë që përkon me një festë në Federatën Ruse.

Kujtojmë se ditë më parë, Vuçiq ishte rikthyer nga ShBA’të pasi u raportua se nuk ishte mirë me shëndet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa i sapozgjedhur Leoni XIV ka kaluar vite duke amplifikuar…