Vuçiqi: Amerika është kundër ndarjes së Kosovës

17 gusht 2018 | 12:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se më 9 shtator do ta vizitojë Kosovën.

“Nëse çdo gjë do të shkojë sipas planit, në këtë datë do të jem me serbët në Kosovë”, ka thënë presidenti serb në një intervistë për “RTS”.

Më tutje, ai ka thënë se Amerika është kundër ndarjes së Kosovës, ndërsa së bashku me Berlinin i kanë përvijuar kufijtë e saj në dëm të Serbisë.

“Kemi një territor të përcaktuar nga ana e fuqive perëndimore, që shkon kundër nesh. Kufijtë në Jarinjë dhe Bërnjak janë vendosur përfundimisht në vitin 2011. Ne i quajmë kalime administrative sepse nuk i njohim, por nuk mund të hyjmë në Kosovë e të mos e kalojmë këtë kufi”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur ngjyrë në hyrje të…