Vuçiqi ankohet: BE kërkon mbylljen e medieve ruse në këmbim të përparimit të Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se çështjet kyçe për Bashkimin Evropian në raport me Serbinë nuk janë reformat apo hapja e klasterëve negociues, por qëndrimi i Beogradit ndaj Rusisë dhe statusi i Kosovës.
Gjatë një interviste në Blic TV, Vuçiq zbuloi se një lider i një vendi evropian i kishte kërkuar drejtpërdrejt mbylljen e mediave ruse si kusht për mbështetjen e Serbisë në procesin e integrimit evropian.
“Një lider evropian më tha se do të mbështesë hapjen e klasterit 3 vetëm nëse Serbia dëbon mediat ruse. ‘Mbyllni Russia Today dhe Sputnik dhe do të keni mbështetjen tonë’, më tha. Unë iu përgjigja: ‘Faleminderit, shihemi te basketbolli, EuroLiga…’”, tregoi Vuçiq.
Ai duke folur në emër të popullit, shtoi se në Serbi ekziston një numër i madh qytetarësh që janë kundër Bashkimit Evropian.



