Vuçiqi: Deklaratat e Haradinajt, marrëzi dhe të pakuptimta

10 mars 2022 | 17:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të enjten se deklaratat e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradnaj se “Beogradi do të bombardohet nëse vetëm një ushtar serb hyn në Kosovë” janë “marrëzi dhe të pakuptimta”.

“Ai dëshiron të na bombardojë neve apo dikush tjetër”, ka thënë Vuçiqi, raporton “Danas”.

Vuçiqi ka thënë se Serbia do ta ruajë paqen dhe stabilitetin dhe sipas tij “forca e Serbisë është ushtria, e cila do të jetë vetëm më e fortë”.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbrëmë në një debat televiziv thënë se nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë do të bombardohet Beogradi.

“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikur në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaft mirë. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës, do të bombardohet Beogradi, jo ndonjë territor tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë…