Vuçiqi deklarohet pas takimit me Lajçakun: Do luftojmë për vendin dhe serbët me këmbëngulje

17 tetor 2022 | 16:42

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë –-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se me Lajçakun ka zhvilluar një bisedë serioze dhe të përgjegjshme sa i përket çështjeve të hapura në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Një bisedë serioze dhe e përgjegjshme me Miroslav Lajçak për çështje të hapura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Vuçiqi.

Më tutje, ai është shprehur se do të vazhdojnë të luftojnë për të shpëtuar Serbinë dhe popullin serb duke këmbëngulur në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Ne vazhdojmë të luftojmë për të shpëtuar vendin dhe popullin tonë, duke këmbëngulur në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiq.

Të hënën në një deklaratë më herët, Vuçiqi është shprehur se po i kërkohet të heqë dorë nga Kosova në këmbim të një dhurate të vogël.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur optimist…