
Vuçiqi: Është shumë e çuditshme që Interpol-i lëshoi urdhërarrest për Radojçiqin
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se selia qendrore e Interpol-it e ka njoftuar se janë futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Në lidhje me këtë është deklaruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka theksuar se është e çuditshme që Interpol-i ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radojçiqin.
Vuçiqi ka theksuar se autoritetet po bëjnë punën e tyre dhe po bëjnë hetime lidhur me rastin në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.
“Është shumë e çuditshme (që Interpol-i lëshoi një urdhër për Milan Radojiçiq). Ai nuk është më as nënkryetar i Listës Serbe, por aleat i Vuçiqit. Është pothuajse si Antanta e Vogël, Antanta e Madhe, pra është aleat i Vuçiqit. Sepse ai është aleat i Vuçiqit. Çdo gjë ju ka dështuar nëse nuk e keni sulmuar Vuçiqin”, ka thënë Vuçiqi në “TV Prva”.
Vuçiqi ka thënë se “autoritetet tona shtetërore po bëjnë punën e tyre dhe po kryejnë një hetim dhe do të veprojnë në përputhje me rrethanat”.