Vuçiqi: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën

09 tetor 2025 | 08:31

Tensione shumë të larta mes Serbisë dhe Turqisë.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar i tmerruar ndaj lajmit se një fabrikë turke armësh ka armatosur Forcat e Sigurisë së Kosovës.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga armatosja e vazhdueshme e autoriteteve të Prishtinës”, shkruan Vuçiqi në rrjete sociale.

“Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane”, vazhdon ai.

Më tej presidenti thekson se “Serbia është një vend i vogël, por që e ka kuptuar mirë mesazhin!”. Kjo deklaratë e Vuçiqit vjen pas asaj që shokoi mbarë botën, kur tha se po përgatitej për luftë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dronët që Turqia i shiti Forcës së Sigurisë së Kosovës…