Vuçiqi: Kurti s’do Asociacion, do luftë – sot do të takohem me serbët e Kosovës

25 qershor 2023 | 14:04

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do Asociacion të komunave me shumicë serbe.

Ai ka bërë me dije se sot do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiqi si gjithmonë edhe kësaj radhe ia ka hedhur të gjithë fajin Kurtit, duke e përmendur luftën disa herë.

“Kurti nuk e do Asociacionin, ai e di që ky komunitet duhet të jetë në përputhje me parimet e vitit 2015, të cilat unë dhe Isa Mustafa i kemi inicializuar. Nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë me serbët. Ai dëshiron të ngrejë tension, dëshiron luftë, ai do që të na fusë në luftë”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se ambicia e Kurtit është “ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n”.

“Serbia tani duhet të jetë e kujdesshme”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anëtar i familjes Ademaj ka dhënë detaje lidhur me…